Rregullorja ju mundëson mënyrën e përfitimit të kuponit-ave blerës gjatë shitblerjeve të përditshme që ju i bëni në bizneset anëtare të këtij aplikacioni.
Rritjen e numrit të bizneseve mund ta bëni edhe ju nëse bëni blerje në një biznes, i cili nuk është anëtarësuar ende në aplikacionin tonë, duke i sugjeruar që këtë ta bëjë nëse e vlerëson edhe si interes të tij.
Me rastin e regjistrimit, të dhënat tuaja paraqitni të sakta. Me rëndësi të veçantë është numri unik i letërnjoftimit, emri dhe mbiemri, numri i tel., të konfirmoni numrin e wiber, watscaap, adresë elektronike (e-mail), adresë vendbanimi etj.
Pas aplikimit për anëtarësim, ju do ta pranoni një e-mail njoftues, ku mund t’i shihni sërish të dhënat e juaja, e ku e keni mundësinë t’i korrigjoni apo ndryshoni ato nëse nuk janë të sakta. Admini do t’ju njoftojë për pranimin e kërkesës suaj, në të cilën do ta keni edhe linkun për kyçjen e parë. Nëpërmjet kyçjes së parë, ju konfirmoni se ai e-mail është zyrtar dhe të gjitha njoftimet në të ardhmen do t’ju arrijnë në atë adresë.
Me rastin e kyçjes, në profilin e juaj gjeni QR-codin tuaj unik, të cilin mund ta skenoni, kopjoni apo printoni dhe nëse dëshironi mund edhe ta shpërndani te anëtarët tjerë të familjes suaj. Atë mund ta përdorni bashkërisht gjatë blerjeve që i bën secili nga ju pavarësisht, në mënyrë që ta përfitoni sa më parë kuponin blerës prej 50.00€ dhe të filloni për vaucher-in (kuponin blerës) e radhës. Kuponin blerës mund ta shfrytëzoni vetëm ju duke dëshmuar me dokument zyrtar identifikues, si: letërnjoftim, apo dokument tjetër identifikues të pranueshëm sipas ligjeve të Republikës së Kosovës. Vaucher është i vlefshëm vetëm për një blerje. Me këtë QR-cod, ju evidentoni dhe konfirmoni blerjet që i bëni në bizneset që janë anëtarësuar në platformën ansWer.
Për çdo ndryshim eventual të të dhënave tuaja, ato mund t’i editoni në profilin tuaj, duke u kyçur me e-mail dhe fjalëkalim. Njoftime të ndryshme mund të merrni nga admini nëpërmjet e-mail, me të cilin jeni kontaktuar gjatë regjistrimit dhe konfirmimit për regjistrim.
Në çdo blerje që bëni te bizneset që i gjeni në listën tonë, ju do të përfitoni një zbritje, e cila do të akumulohet në formë pikësh. Pasi të keni përfunduar blerjen, ju duhet të tregoni QR-codin e juaj. Për këtë blerje do të njoftoheni nëpërmjet profilit tuaj. Kjo ka rëndësi për ju ngase çdo blerje hyn në garë për shpërblime në të ardhmen, pavarësisht nga shuma e saj, qoftë ajo edhe në eurocent. Kushtin e fitimit të kuponit mund të mos e arrini edhe për një shumë minimale prej 1 centi (0,01€), prandaj insistoni në evidentim të saktë dhe real pas çdo blerjeje.
Kuponin blerës në vlerë prej 50.00€ e arrini kur ta keni bërë shumën e përbashkët të blerjeve (tuaja apo familjare) totale prej 50 pikëve. Admini e ka obligim të verifikojë blerjet që i keni bërë dhe pastaj ta aprovojë apo refuzojë vaucher-in e juaj. Ai ka vlefshmëri 30 ditë për blerje, nga data e aprovimit. Afati për aprovim të vaucher-it nga admini i ansWer nuk është i kufizuar. Këtë shumë duhet ta arrini maksimum për 120 ditë (përafërsisht 4 muaj) nga data e blerjes së parë. Pas këtij afati fillon llogaritja e pikëve nga e para (nga zeroja) dhe ju mund të grumbulloni pikët për kupon të ri, që vlen me të njëjtat kushte si më lart.
Kuponin blerës mund ta fitoni edhe përgjatë një dite, jave apo muaji. Me atë rast fillon evidentimi i blerjeve të radhës që janë të vlefshme për fillimin e grumbullimit të pikëve për kuponin vijues.
Të gjithë ata persona që përdorin QR-codin e juaj, në data-bazën tonë evidentohen si blerje e juaj dhe pikët grumbullohen në llogarinë tuaj. Ne nuk mund të dëshmojmë se kush e ka përdorur atë.
Prandaj, duhet të keni kujdes që blerjet të mos e kalojnë shumën e hyrjeve (të ardhurave) të familjes suaj. Për këtë përgjegjësinë e mbani ju, për çdo kontroll eventual të brendshëm apo të jashtëm.
Numri i fituar i kuponëve nuk është i kufizuar, por siç u cek më lart duhet të jetë në përputhje me të hyrat e juaja familjare. Në rast të verifikimit të tyre, përgjegjësinë e mbani ju.
Ju mund të fitoni vaucher edhe nëpërmjet kampanjës, e cila tashmë është aktive. Aplikimin për kampanjë mund ta bëni pasi të jeni regjistruar si blerës. Numri i vaucher-ëve që do t’i arrini nëpërmjet kampanjës është i rregulluar nëpërmjet rregullores së veçantë, të cilën e keni aktive.
Afatin për të bërë blerje me kuponin e fituar e keni 30 ditë nga dita kur e pranoni atë.
Për çdo blerje që e bëni ju duhet ta ruani dëshminë e blerjes ngase në rast të paraqitjes së kërkesës për arsyetim ta dëshmoni atë. Kjo bëhet për shkak të mosdhënies së mundësisë së blerjeve fiktive, me të cilat mund të dëmtohet cilado palë.
Me rastin e pranimit të kuponit blerës. i cili mund të përdoret vetëm një herë, ju do të njoftoheni detajisht për mënyrën e përdorimit të tij.
Çdo përpjeke për keqpërdorim eventual të çfarëdo mënyre me këtë anëtarësim, përgjegjësinë e mbani ju dhe vendimin e marrin organet kompetente të Republikës së Kosovës.
Anëtarësimi juaj do të jetë i plotë dhe për momentin është plotësisht falas. Nëse ka ndryshim në të ardhmen, ato do të shihen gjatë regjistrimit dhe formave tjera informuese.
Kompania jonë në bashkëpunim me bizneset mund të organizojë edhe mënyra tjera shpërblyese për ju, për të cilat do të njoftoheni nëpërmjet e-mail adresës suaj elektronike dhe aplikacionit tonë: www.answer-rks.com, si dhe formave tjera informuese.
Kjo rregullore është trepalëshe, e lidhur në formë kontrate bashkëpunimi ndërmjet: blerësit, biznesit dhe ansWer si ndërmjetësues.
Të gjitha kontestet juridike eventuale zgjidhen nëpërmjet gjykatave të Republikës së Kosovës.
Me aprovim në butonët përkatës të formës së regjistrimit, ju e pranoni këtë rregullore.
Kjo rregullore mund të pësojë ndryshime, prandaj para çdo kyçjeje në të ardhmen mund ta lexoni, duke klikuar në butonin përkatës.
Për të gjitha këto dhe gjithçka që keni, na kontaktoni në e-mail: info@answer-rks.com.
Aplikacioni
ansWer