Kjo rregullore përshkruan kushtet dhe rregullat që i pranoni gjatë plotësimit të formularit të regjistrimit si biznes në platformën ansWer.
Platforma jonë synon të rrisë shitjet tuaja duke i drejtuar anëtarët tanë (blerësit) të blejnë produktet ose shërbimet tuaja. Qëllimi i aplikacionit është lidhja e një kontrate trepalëshe, që përfshin:
• blerësin,
• biznesin (në këtë rast ju si përfaqësues) dhe
• ansWer si përfaqësues i platformës.
Si funksionon marrëveshja?
• Blerësit tanë udhëzohen të kryejnë blerje në biznesin tuaj.
• Me plotësimin e formularit të regjistrimit, ju ofroni një përqindje për platformën, blerësit dhe agjentët.
• Përqindja që ofroni ka rëndësi të veçantë: ajo ndikon në renditjen tuaj në listën e bizneseve dhe mund t’ju mundësojë hyrjen në Listën e top-bizneseve.
• Bizneset që janë në Listën e top-bizneseve përfitojnë të drejtën për të pranuar vaucher blerës në vlerë prej 50.00€, (këtë shumë ua bartim nëpërmjet llogarisë bankare pasi na është dërguar automatikisht fatura, me rastin e skanimit të vaucher-it që e keni bërë ju).
Një blerës mund të përfitojë më shumë se një vaucher, ndërsa në biznesin tuaj mund të kryejnë blerje shumë blerës duke përdorur këta kuponë blerës (vauçerë).
Procesi i aplikimit dhe verifikimit
• Gjatë aplikimit, krijohet automatikisht një kontratë me të dhënat tuaja dhe të platformës.
• Kontratën mund ta shkarkoni ose printoni. Me pranimin e kushteve gjatë regjistrimit, ajo konsiderohet e nënshkruar në mënyrë elektronike nga të dyja palët, sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës.
• Pas përfundimit të aplikimit për regjistrim, do të pranoni një e-mail konfirmues, nëpërmjet të cilit mund t’i verifikoni të dhënat e juaja që i keni dhënë gjatë aplikimit dhe nëse është nevoja, mund t’i korrigjoni ato nëpërmjet linkut që ju shfaqet në e-mail.
• Administratori i platformës do t’i shqyrtojë të dhënat dhe mund të ju kontaktojë për sqarime shtesë.
Si të hyni në Listën e top-bizneseve?
• Ofroni përqindjen maksimale të mundshme nga ana juaj.
• Mund të vendosni edhe një përqindje të veçantë promovuese për hyrje në këtë listë, duke negociuar me administratorin e platformës (nëpërmjet e-mail adresës: info@answer-rks.com).
Aktivizimi dhe prania juaj në platformë
• Pas përfundimit të procedurave, do të pranoni një e-mail aprovimi dhe një link për qasjen e parë, që shërben si konfirmim i adresës suaj zyrtare të e-mailit.
• Logoja dhe të dhënat e biznesit tuaj, ashtu siç i keni deklaruar gjatë aplikimit, do të vendosen në listën e bizneseve anëtare të aplikacionit ansWer.
Shërbime shtesë dhe largimi nga platforma
• Nëse dëshironi të vendosni linqet e juaja elektronike, që blerësit të shohin ofertat e juaja sa herë që ato t’i ndryshoni, na kontaktoni për marketing.
• Po ashtu mund të vendosni, tekst promovues për ofertat e juaja, në afishen e juaj elektronike që shfaqet në Listën e bizneseve, ku blerësit e shohin sa herë t’ju vizitojnë virtualisht.
• Ju, po ashtu, mund të vendosni edhe videon tuaj promovuese, në ballinë të portalit tonë te dritarja kryesore, ku blerësit tanë si dhe të gjithë vizitorët mund ta përcjellin atë, sa herë që të na vizitojnë.
• Në rast se dëshironi që biznesin tuaj ta largoni nga platforma në të ardhmen, mund të bëni kërkesë për çregjistrim. Për këtë, është e nevojshme të jenë të shlyera të gjitha detyrimet financiare ndërmjet jush dhe platformës.
• Kjo rregullore mund të pësojë ndryshime, prandaj para çdo kyçjeje në të ardhmen mund ta lexoni, duke klikuar në butonin përkatës.
Për të gjitha këto dhe gjithçka që keni, na kontaktoni në e-mail: info@answer-rks.com.
Aplikacioni
ansWer